03 Maj 2024

Investimi i KEDS-it, përmirëson jetën e qytetarëve të Maznikut

Deçan, 18 shkurt - Dy trafostacione të mëdha, 1 mijë metra kabllo për tension të ultë, 16 shtylla betoni për tension të mesëm, dhe 20 shtylla betoni për tension të ulët, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve për jetesë të rreth 80 familjeve të fshatit Maznik të Deçanit.

Projekti i KEDS-it ka ndihmuar që banorët e këtij lokaliteti të thellë të qëndrojnë në fshatin e tyre të lindjes duke mos pasur edhe një arsye tjetër për shpërngulje.

Banorët e Maznikut thonë se ky projekt ka qenë më së i domosdoshëm për kushtet e jetesës së tyre.
Osmon Sylaj 58 vjeçar nga ky fshat tha se jetesa me energjinë para këtij investimi ishte tepër e rëndë, pasi që sipas tij asnjë paisje elektrike nuk funksiononte.

“Shumë keq jemi konë, sa herë ka fry fryma, ndaq ka kputë tela e ndaq ka rrxu bandera, e besa na i ka rreziku me jetë edhe fëmijët, e robt e shpish. E tash o bo shumë mirë, rrymën e kemi të plotë, tash të frynë sa të don se ma probleme nuk kemi”, është shprehur Sylaj.

Sipas tij tash kushtet për jetesë janë shumë më të mira, pas rregullimit të rrugës dhe stabilizimit të furnizimit me energji elektrike, të cilët sipas Sylajt janë faktorë kyç për jetë më të mirë.

Njëjtë është shprehur edhe bashkëvendësi i Osmonit, Skender Sylaj.

“Për këtë vend ku jemi ne këtu, është investim shumë i qëlluar. Jemi konë me një voltazhë tepër të vogël, nën 150 volt e kemi pasë rrymen, e tash kemi rrymë të plotë”, ka thënë ai.

Ndërsa Hamdi Kerolli menaxheri mbikëqyrës i projektit në fjalë tha se projekti në fjalë është realizuar pas kërkesës së arsyeshme të banorëve, ku me të dalë në terren ekipet e kompanisë kanë vlerësuar se është nevojë e domosdoshme për investime.
“Për shkak të rrjetit të stërvjetëruar, i cili përveç që ka kriju probleme për banorët e Maznikut, ka kriju edhe rreziqe për jetë, KEDS ka investu me këtë projekt”, tha Kerolli.

Sipas tij KEDS është i përkushtuar që të shtrijë investimet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që furnizimi i qytetarëve më energji elektrike të jetë i kënaqshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)