11 Maj 2024

Instalohet transformatori energjetik TR2 në NS 110/10(20) kV Berivojcë

Prishtinë, 13 janar - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka njoftuar se së me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për instalimin e  Transformatorit energjetik TR2 në Nënstacionin 110/10 (20) kV Berivojcë, me datë 15 Janar 2016 nga ora 11:00 deri në ora 16:00 do të bëhet shkyçja totale e Nënstacionit në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, institucionet/qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MW).

Projekti për instalimin e transformatorit të dytë me fuqi 31.5 MVA (mega volt amper) në NS Berivojcë është pjesë e Planit Zhvillimor dhe Investiv të Operatorit të Sistemit, Transmisonit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Me implementimin e këtij projekti do të ngriten kapacitetet transformuese, rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Transmetues dhe gjithashtu do të ketë ndikim në optimizimin e procesit të mirëmbajtjes së Sistemit Transmetues të Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët të cilët do të afektohen nga punimet e planifikuara, të cilat realizohen me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)