10 Maj 2024

IFC ndihmon NLB në rritjen e huadhënies për efiçiencë të energjisë në Kosovë

Prishtinë, 30 mars - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore e ka ndihmuar NLB Prishtina (NLB) që të rritë huadhënien për projektet e efiçiencës së energjisë (EE) për kompanitë private dhe ekonomitë familjare në Kosovë, për të ndihmuar në uljen e kostove dhe zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.

IFC-ja e filloi projektin këshillues me NLB-në në qershor të vitit 2015 për ta ndihmuar bankën që të identifikojë, vlerësojë dhe financojë më mirë projektet e efiçiencës së energjisë.

Si rezultat i kësaj dhe një programi të dedikuar të trajnimit, NLB-ja ka zhvilluar dy produkte të reja të huadhënies - kreditë EE për ekonomitë familjare dhe kreditë EE për kompanitë e vogla dhe të mesme. Banka me sukses ka testuar produktin e huadhënies EE për ekonomitë familjare nga dhjetori deri në shkurt dhe tani është duke filluar zyrtarisht me të dy produktet.

"Duke përdorur përvojën dhe ekspertizën e IFC-së në sektorin e financimit të qëndrueshëm, ne shpresojmë të zhbllokojmë potencialin e investimeve për t'i bërë bizneset më të vogla dhe shtëpitë private më efikase në energji", tha Albert Lumezi, kryetar i Bordit menaxhues të NLB Prishtina.

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë huadhënien tonë EE për t'i ndihmuar klientët që të zvogëlojnë ndryshimet klimatike dhe që të kontribuojnë për një mjedis më të pastër, më të qëndrueshëm."

Projekti këshillues është pjesë e Programit të Financimit të Qëndrueshëm të Energjisë të IFC-së në Evropë dhe Azi Qendrore, që implementohet në partneritet me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë. NLB Prishtina është banka e dytë nga Kosova që i bashkohet këtij programi.  

"Energjia mbetet një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet sot Kosova. Investimet në efiçencën e energjisë nuk janë të mira vetëm për mjedisin, ato janë të mira për biznesin, sepse ndihmojnë për ta reduktuar konsumin e energjisë dhe për t'i kursyer kostot," tha Thomas Lubeck, Drejtor rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor.

"Puna jonë me NLB-në gjithashtu mbështet Planin e parë Kombëtar të Veprimit të qeverisë për Efiçencën e energjisë, i cili synon të arrijë 9 për qind të kursimeve të energjisë deri në vitin 2018."

Kosova u bë anëtare dhe aksionare e IFC-së në vitin 2009. Që atëherë, IFC-ja ka investuar dhe mobilizuar 391 milionë dollarë në pesë projekte në sektorë të ndryshëm. Përveç kësaj, IFC-ja ka mbështetur rrjedhjet tregtare prej 4.8 milionë dollarë përmes programit të saj të financimit të tregtisë. Shërbimet këshilluese të IFC-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë klimën e investimeve dhe performancën e kompanive të sektorit privat, dhe të tërheqin pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)