28 Prill 2024

IFC dhe ZRRE bashkëpunojnë për energjinë e ripërtërishme

Prishtinë, 20 qershor - Korporata Financiare Ndërkombëtare - IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore është pajtuar të bashkëpunojë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë për të përmirësuar kornizën ekzistuese rregullative që lidhet me sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe për të nxitur investimet në këtë fushë. 

“Mekanizmi i tarifave stimuluese ka dëshmuar të jetë një politikë shumë e suksesshme dhe efektive për të nxitur zhvillimin e teknologjive të energjisë së ripërtërishme. Zhvillimi i tarifës stimuluese për gjeneratorë të energjisë fotovoltaike(PV), me mbështetjen e çmuar nga Programi i IFC-së për Energji të Ripërtërishme në Ballkan (BREP), do të na mundësojë për të larmuar teknologjitë për prodhimin e energjisë. “tha Krenar Bujupi, anëtar i bordit të Zyrës Rregullatore të Energjisë.”

Metodologjia e tarifave për gjeneratorët solarë, siç ishte rasti në të kaluarën me tarifat stimuluese ekzistuese për prodhues te energjisë nga uji, era dhe biomasa, do të zhvillohen duke marrë parasysh kostot aktuale të prodhimit të energjisë elektrike dhe të mundësoj investitorëve kthim te arsyeshëm të investimeve të tyre në teknologjitë për energji të ripërtërishme \", theksoi z Bujupi.

Përveç tarifave stimuluese për gjeneratorët e energjisë fotovoltaike, IFC-ja gjithashtu do të punojë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në draftimin e marrëveshjeve të standartizuar për blerje të energjisë dhe kyçje në rrjet, si dhe në rregulloren që ka të bëjë me garancinë e origjinës.

Në Kosovë, BREP i IFC bashkëpunon me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, institucionet financiare vendore, zhvilluesit e projekteve të energjisë së ripërtërishme dhe palët e tjera publike dhe private të interesit në sektorin e energjisë. Përmes BREP-it, IFC synon të heqë barrierat e tregut me qëllim që të mundësohen investime në projekte të energjisë së ripërtërishme. 

“Rezultatet e marrëveshjes sonë për bashkëpunim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë pritet të nxisin interesimin e investitorëve të njohur në projekte të energjisë së ripërtërishme,” tha Elira Sakiqi, Zyrtare e Lartë e IFC për Kosovë. “Veç kësaj, korniza e re rregullative do t’i mundësojë Kosovës të përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare që deri në vitin 2020, 25% të konsumit të përgjithshëm të energjisë të prodhohet patjetër nga burimet e ripërtërishme.”

BREP është një program këshillues rajonal i zbatuar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni. Në korrik të vitit 2012, programi është zgjeruar për të përfshirë edhe Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Programi synon të zhvillojë tregun për energji të ripërtërishme në rajon, si mjet për të gjallëruar ekonominë, për të larmuar përzierjen e energjisë në Ballkan dhe për të mbështetur përparimin e vendeve drejt Bashkimit Evropian. 

IFC po e jetëson Programin Këshillues për Energji të Ripërtërishme në Ballkan në partneritet me Ministrinë e Financave të Austrisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)