30 Prill 2024

I digjet lokali ushqimor nga energjia elektrike

Obiliq, 18 qershor - Policia e Kosovës përmes raportit ka bërë të ditur se në qytetin e Obiliqit ka ndodhur një zjarr në një lokal ushqimor me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës mashkull K/Sh dyshohet se, shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike.

Vlera e dëmit nuk dihet. Pritet që në vend ngjarje të dalin edhe ekspertët i zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)