23 Prill 2024

Hidrocentralet e vogla me prodhim rekord në Maqedoni

Shkup, 4 shkurt - EVN Maqedoni në muajin e parë të vitit ka regjistruar prodhim rekord të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse të energjisë, i cili është për 130 për qind më i madh se prodhimi mesatar gjatë dhjetë viteve të kaluar.

"Prodhimi nga hidrocentralet e vogla në janar të këtij viti është 23,5 gigavatë orë, përkundër prodhimit mesatar prej 10 gigavatë orë për muajin e njëjtë të dhjetë viteve të kaluara. Gjendja e tillë ka të bëjë me revitalizimin e hidrocentraleve të vogla dhe vendosjen e teknologjisë bashkëkohore në to", kumtoi EVN Maqedoni.

Sipas kompanisë, prodhimi i energjisë nga burime ripërtëritëse është qëllimi i tyre strategjik, ndërsa rezultate rekorde janë regjistruar edhe për tërë vitin 2009, i cili përfundoi me 150 milionë kilovatë orë energji të prodhuar elektrike nga hidrocentralet e vogla të EVN Maqedoni, që është për 50 për qind më shumë se ajo që është planifikuar dhe nga mesatarja në dekadën e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)