27 Prill 2024

Hetuesia analizon video xhirimet para shpërthimit në Kosova A

Prishtinë, 10 qershor - ​Ende nuk është zbardhur arsyeja e shpërthimit në repartin e elektrolizës në termocentralin “Kosova A”, nga i cili humbën jetë dy punëtorë.

Hetuesia është duke e hetuar shpërthimin, ndërkohë që menaxhmenti i KEK-ut e ka dorëzuar një raport që tregon për shkaqet që kanë mundur të çonin në shpërthim, duke marrë parasysh aspektet teknike dhe teknologjike.

Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se hetuesia i ka marrë disa xhirime nga kamerat që kanë qenë në këtë repart.

Reparti i elektrolizës është konsideruar nga KEK-u si vend me shkallë të lartë të rrezikut, prandaj në të nuk kanë pasur qasje të gjithë punëtorët.

Burimet kanë thënë se asnjë defekt teknik nuk është raportuar më parë në repartin e elektrolizës, shkruan Koha Ditore.

Edmond Nulleshi, drejtor i Shërbimeve në KEK, ka thënë se Korporata është duke e kryer obligimin e vet, duke bashkëpunuar me hetuesinë dhe organet e drejtësis.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)