09 Maj 2024

Hetimet për shpërthimin në KEK, drejt fundit

​Prishtinë, 18 qershor - ​Hetimet për shpërthimin në Termocentralin ‘Kosova A’ që ndodhi më 6 qershor, janë në përfundim e sipër.

Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila nga dita e parë është duke e hetuar rastin.

Kryeprokurori Ymer Beka tha të martën për gazetën Tribuna se prokuroria është pothuajse në përfundim të hetimeve.

“Jemi gati në përfundim dhe së shpejti do të dalim me një rezultat nga ky hetim”, tha Beka.

Sipas tij, pas përfundimit të hetimeve do të publikohet dhe do të sqarohen shkaqet e shpërthimit. Në anën tjetër policia e ka kryer punën e vet që e ka pasur për detyrë.

Sipas zëdhënësit Brahim Sadriu, policia ka ekzaminuar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi.

“Është ekzaminuar vendi i ngjarjes ku janë përfshirë edhe ekspertët jashtë policisë si ata për zjarr dhe kemikalje”, tha Sadriu.

Sipas tij, tash policia është në proces të analizimit të të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur ditën e 6 qershorit.

Në anën tjetër në KEK nuk kanë sqaruar asgjë vetëm kanë thënë se grupet punuese janë duke punuar në këtë drejtim.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)