30 Prill 2024

Gjermania refuzon miratimin e projektit te qymyrit në Kosovë

Prishtinë, 15 qershor - KOSID ka vlerësuar se përkrahësit e kursit fosilë Kosovar po përballen me humbje sepse Gjermania ka vendosur të refuzojë miratimin për një projekt të madh të qymyrit të Bankës Botërore. Plani është duke synuar ndërtimin e një centrali 600 MW, të  quajtur \"Kosova e Re\".

Financuesi më i madh i zhvillimit në botë është duke diskutuar në lidhje me mbeshtetjen financiare për projektin. Në një lëvizje të papritur, Ministria Gjermane e Zhvillimit ka vendosur të abstenojë nga votimi.
 
\"Për shumë vite Gjermania  ka refuzuar përdorimin e fuqisë së saj financiare në Bankën Botërore për të promovuar të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit.

Vendimi kundër planeve të dëmshme të qymyrit tregon për një sens të ri të përgjegjësisë \", thotë Knud Vöcking, Ekspert i Bankës Boterore në Organizatën Jo-Qeveritare të Urgewald-it të  Gjermanisë. Visar Azemi nga Rrjeti i OJQ-ve të Konzorciumit Kosovar të Shoqerisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm shton: \"Megjithatë, vendimi Gjerman do të jete vetëm një veprim simbolik, perderisa  shtetet e tjera anëtare nuk e ndjekin kete praktikë.\"

Në anën tjetër, Qeveria Gjermane nëpërmjet Ambasadës së saj në Kosovë po i  lehtëson negociatat midis kompanive gjermane dhe institucioneve publike për të revitalizuar qymyrin ekzistues të termocentralit të energjisë   \"Kosova A\". 

Eshtë një nga ndotësit më të mëdhenjë në Evropë, e që planifikon të mbyllet deri në vitin 2017, pas një angazhimi të përbashkët të Kosovës dhe BE-së. Veprime të tilla do të rrezikonin rrugën që Gjermania është duke e ndjekur për të promovuar de-karbonizimin e Evropës.

\"Disa studime vërtetojnë se Kosova ka potencial të madh për masat e efiçiencës së energjisë dhe energjive të ripërtëritshme. Në vend të kësaj, kursi qymyr i udhëhequr nga institucionet  ndërkombëtare financiare masivisht kërcënon shëndetin e popullsisë lokale dhe klimen \", thotë Azemi.

Diskutimet në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuader  të një procesi  të madh rishikimi mbrenda Bankës Botërore, e që është në rrezikshmëri për një garanci të qëndrueshme mjedisore dhe sociale.

Për shkak të idesë së presidentit të Bankës Botërore Jim Kim garancitë ekzistuese mund të modifikohen  duke promovuar kështu fondin per projekte të mëdha dhe të dëmshme. Duke marrë parasysh shembuj të panumërt  në të kaluarën, kjo casje rezulton në shkelje dhe garanci për të drejtat themelore  të njeriut dhe mjedisin.

Si pjesë e një lëvizje mbarë botërore, Urgewald dhe KOSID po u kërkojnë shteteve anëtare te Bankës Botërore për të shmangur dobësimin e standardeve, pasi  që edhe sot janë shume larg nga të qenit të mjaftueshme për miliona njerëz të prekur.

Situata aktuale në Kosovë, pra, është një shembull i përkryer: \"Banka Botërore duhet të njohë rolin e saj të rëndësishëm si precedent për institucionet financiare ndërkombëtare dhe ta ndryshoj drejtimin e saj qe tani\", thotë Visar Azemi nga KOSID.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)