12 Maj 2024

Gazprom rrit eksportin e gazit për në Evropë gjatë 2015-ës

Moskë, 17 janar - Prodhuesi rus i gazit, Gazprom, ka njoftuar se eksporti i tij është rritur nga 147.6 miliardë metra kub në vitin 2014 në 159.4 miliardë në vitin 2015.

Prodhuesi rus i gazit, Gazprom, ka njoftuar se eksporti i tij është rritur nga 147.6 miliardë metra kub në vitin 2014 në 159.4 miliardë në vitin 2015.

Drejtori i Përgjithshëm i Gazprom-it, Alexei Miller, në një komunikatë ka thënë se arsyeja kryesore për këtë qëndron në rënien e prodhimit të gazit në shtetet e Evropës.

\"Rritja e furnizimit me gaz për shtetet që janë konsumatorët tanë kryesorë, në veçanti dërgesat për Gjermaninë në vitin 2015 janë rritur me 17.1 përqind, Francë 36.8 përqind, Itali 12.6 pë qind, Austri 11.5 përqind dhe Britani e Madhe për 10.2 përqind” ka theksuar Miller.

Gazprom ka njoftuar se gjatë vitit 2015 ka shënuar rekord për sa i përket eksportit në Gjermani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)