03 Maj 2024

Gazprom në Egjipt do të dërgoj gjysmë milion ton të gazit natyror

Kajro, 6 shtator - Ministri rus i Energjisë, Aleksandar Novak tha se kompania ruse Gazprom çdo vit deri në vitin 2019 në Egjipti do të dërgojnë një milion ton gaz të lëngshëm natyror.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandar Novak tha se kompania ruse Gazprom çdo vit deri në vitin 2019 në Egjipti do të dërgojnë një milion ton gaz të lëngshëm natyror.

Në Forumin e 22-të Ekonomik të Lindjes (EEF) që mbahet në Vladivostok nga 3 në 5 shtator, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Gazpromit rus dhe EGAZ-it egjiptian i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2019.

Ky forum është udhëhequr nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në forumin që synon rritjen e bashkëpunimit në rajon, marrin pjesë më shumë se 4,000 biznesmenë nga 24 vende. Rusia dëshiron të zgjerojë tregun e saj në vendet e pasura të Lindjes së Largët. Ky forum dhe marrëveshjet e nënshkruara në të, mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të Rusisë, si dhe vendeve tjera të Azisë.

Forumi mbahet çdo vit në mënyrë që të tërheqin fonde në Siberi dhe në Lindjen e Largët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)