30 Prill 2024

Furnizimi me energji elektrike faktor për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 10 tetor - Sigurimi me energji elektrike është një  faktor kryesor, dhe është faktor esencial për zhvillimin ekonomik të vendit.

Tregu është instrument i ndërtuar jo vetëm si liberalizim apo  jo vetëm si element i cili do të ndikojë në një konkurrencë të mirëfilltë në mes të operatorëve dhe të tjerëve, por është instrument i cili do të ndikojë edhe në ambient.

Këto komente Ministri i Zhvillimit Ekonomik i bëri në konferencën me titull “Tregu energjetik në Evropën Juglindore 2013” të organizuar nga Evroenergie.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin ambasadori i Austrisë në Kosovë , Johann Brieger, koordinatori i GIZ-it, Reinhard Trenkle, udhëheqësi i shitjeve të rrjetit, E.ON Mitte AG, Sven Nuhn dhe përfaqësues të sektorit të energjisë nga shtete të ndryshme.

Kreu i MZHE-së theksoi se Republika e Kosovës po i kushton kujdes të veçantë efiçiencës së energjisë dhe në bazë të një analize që e kemi bërë është konstatuar se Kosova me potencialet që ka në burimet e ripërtëritshme mund të kontribuojë dhe mund të përfitojë me efiçiencë, po ashtu me implementimin e projekteve të energjisë elektrike në të gjitha segmentet qoftë të ndërtimit, furnizimit të shtëpive tona me teknologji.

Në këtë segment dilemat kryesore para të cilave ndodhemi jo vetëm ne por edhe gjithë bota është ngrohja globale.

“Ka edhe vende si Kosova që nuk ka burime të  mjaftueshme të energjisë së ripërtëritshme, nuk është vend që ka burime të mëdha të ujit por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi duke u marr me këtë. Jemi duke u marr intensivisht dhe sigurisht se në vitet në vijim do të arrijmë një shkallë të lakmueshme të shfrytëzimit të burimeve natyrore qoftë atyre të ujit, erës etj.”, theksoi ministri Ismajli.

Ai gjithashtu tha se, Kosova tanimë posedon  infrastrukturën ligjore mjaft fleksibile dhe rregullative për  futjen e investimeve edhe në këtë segment të gjenerimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu u theksua se këto ditë ka filluar projekti i përpilimit të tarifave stimuluese edhe  për  burimet e tjera të ripërtëritshme, në anën tjetër në Kosovë është aprovuar një dizajn i tregut të energjisë elektrike i cili është në harmoni me direktivat evropiane dhe të gjitha këto janë bërë në harmoni edhe me palët e interesit siç është Komuniteti i Energjisë në Vjenë, Drejtorati Gjeneral për Energji në Bruksel dhe palët e interesit vendore dhe ndërkombëtare.

Ndër të tjera ministri Ismajli tha se “një lajm i mirë është  përmbyllja linjës 400 kV me Shqipërinë, dhe që paralel me të do të filloj ndërtimi i një projekti ku me ndihmën e ekspertëve të mbështetur nga USAID, do të punohet në tregun e përbashkët energjetik.

Për të arritur të gjitha objektivat, për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është kruciale mbështetja e mekanizmave ndërkombëtare, e institucioneve financiare ndërkombëtare, i KE-së dhe shteteve të cilat na mbështesin përmes mekanizmave të ndryshëm siç është USAID, KfW, BB.

“Tani me një ekip të ekspertëve jemi duke punuar rreth projektit të TC ”Kosova e Re”, ku janë marr sinjale nga tregu ku investitorët potencialë janë duke marrë pjesë në një garë për ndërtimin e këtij termocentrali. Në aspektin e ristrukturimit të sektorit të energjisë Kosova ka ec një hap përpara më shpejt se disa vende të tjera të Evropës Juglindore”, theksoi ministri Ismajli.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, gjithashtu është  duke  e rishikuar në mënyrë intensive edhe Strategjinë  e Energjisë, është një qasje që iu përgjigjet nevojave të reja, që i përgjigjet një strukture të zhvillimit të energjisë elektrike në Evropë dhe më gjerë e cila lë hapur mundësinë për të gjithë ata që janë të interesuar për të investuar në Kosovë.

Ministri Ismajli, ritheksoi se MZHE-ja është duke u angazhuar në implementimin e projekteve me energji efiçiente, ku do të ndikojmë që të mos ngritën faturat e energjisë elektrike që do të thotë se kjo nuk ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e tarifës së energjisë elektrike siç ndikojë megavatet e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme si nga era, dielli, uji.

Uroj që të kemi shkëmbim të mendimeve, ideve dhe kjo të mos mbetet vetëm një takim kuartazie por që nga sot të nxirren përfundime  të cilat qojnë në një avancim të mëtutjeshëm të një sektori, me të cilin nuk përballet vetëm Kosova por gjithnjë e më tepër është shndërruar në një problem botëror, përfundoj Ministri Ismajli.