16 Maj 2024

Fundjava me mot të vranët dhe me intervale me diell

Prishtinë, 10 shtator - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizoj vendin tonë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile  ,kështu që  vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 graë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet  në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të  fryjë erë nga drejtimi  i verilindjes e leht deri mesatare.

Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike kjo gjendje bllokuese e  presionit nga pasditje e së dieles dalngadal do të ç’vendoset nga vendi ynë , duke krijuar mundesi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotrojnë mbi vendin tonë për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura pak sa ma të larta,  kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)