05 Maj 2024

Francezët të interesuar për sektorin e ujërave dhe energjisë

Prishtinë, 22 janar – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka pritur sot një delegacion francez në përbërje të së cilit ishin Senatori Alain Richard, Ambasadorja e Francës në Kosovë Maryse Daviet, Kryesuesi i Departamentit Ekonomik Regjional në Ambasadën e  Francës në Bullgari, Jean-Marie Demange dhe përfaqësues të kompanive.

Me këtë rast, Ministri Ismajli e njoftoi delegacionin francez me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, me theks të veçantë për fushat që mbulohen nga MZHE dhe projektet konkrete që janë në realizim e sipër.

Ismajli vlerësoi prezencën e investitorëve francez në Kosovë, ndërsa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë mjedisin biznesor me qëllim të tërheqjes sa më të madhe të investitorëve të jashtëm.

Kreu i MZHE-së dhe përfaqësuesit e kompanive franceze u fokusuan në mundësitë e investimeve në sektorin e ujërave, menaxhimin e ndotjeve industriale, mbrojtjen e mjedisit dhe sektorin e energjisë, bazuar në eksperiencën franceze dhe nevojat e Kosovës.  

Nga ana e tyre, zyrtarët dhe investitorët francezë kanë falënderuar ministrat Ismajli dhe Gashi për gatishmërinë e tyre për konkretizimin e bashkëpunimit në fushat e lartpërmendura si parakusht për avancimin e bashkëpunimit.

Ndryshe, pjesë e delegacionit francez ishin përfaqësues nga Egis Company, Veolia Company dhe CEO/Pristina International Airport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)