29 Prill 2024

Franca në krye të listës së vendeve prodhuese të energjisë nukleare

Paris, 26 janar - Franca ndodhet në krye të listës së vendeve prodhuese të energjisë nukleare.

Sipas një studimi të kryer nga kanali televiziv francez “France 3”, bëhet e ditur se 76% e nevojave të vendit për energji elektrike plotësohen me centralet nukleare.

Në mes tjerash thuhet se 16% e këtyre nevojave plotësohen nga burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe 6% nga centralet termike.

Numri i punonjësve në centralet bërthamore në Francë arrin në 220 mijë punëtorë, ndërkaq xhiroja vjetore e këtyre centraleve është rreth 46 miliardë euro.

Centralet nukleare të energjisë elektrike janë sektori i tretë më i madh i ekonomisë së vendit pas industrisë hapësinore dhe asaj automobilistike.

Pas reagimeve ndaj centraleve nukleare të energjisë elektrike dhe presioneve për mbylljen e centraleve të vjetra që shfaqen viteve të fundit, socialistët në pushtet premtuan uljen deri në 50% të pjesës së përgjithshme të prodhimit të energjisë elektrike të centraleve nukleare deri në vitin 2025.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)