03 Maj 2024

Fillon sezoni i ri ngrohës 2015/2016

Prishtinë, 15 tetor - Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” SH.A  ashtu siç edhe ka paralajmëruar do të nisë sot sezonin e ri ngrohës 2015/2016.

Testimi final i furnizimit me ngrohje dhe të gjitha testimet e rrjetit të ngrohjes janë kryer me sukses të plotë.

Në bashkëpunim me KEK-un si partner të ngushtë implementues të Projektit të kogjenerimit edhe këtë sezon ngrohës do të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për afro 13 mijë konsumatorë.

Në harmoni me Ligjin për ngrohje dhe “Rregullat për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji” të ZRRE-së, në fillim të sezonit do të operojmë varësisht nga kushtet klimatike.

Duke pasur parasysh kushtet klimatike aktuale, pavarësisht fillimit të sezonit ngrohës, furnizimi  i rregullt me ngrohje do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, pasi që aktualisht temperaturat janë më të larta se ato që kërkohen për furnizimin me ngrohje sipas ligjit të ngrohjes dhe rregulloreve të ZRRE-së (tri ditë radhazi, në orën 21.00 duhet të jenë nën 12 gradë Celsius).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)