29 Prill 2024

Fillon prodhimi stabil në Kosova B

Prishtinë, 30 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se kanë perfunduar me sukses të gjitha veprimet preventive në njësinë B2 të Termocentralit Kosova B, e cila u ndal, sot me 30 dhjetor 2014, në orët e hershme të mëngjesit  me synim të arritjes së besueshmërisë së njësive gjeneruese.

Si rrjedhim, sot, me 30 dhjetor 2014, në ora 17:00, njësia B2 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë.

Veprimet e ndërrmarra në këtë njësi, e cila ishte në punë të pandërprerë tash e tre muaj, kontribuojnë prodhimit të sigurt të energjisë, që do të mundësoi bartësit të licencës ( KEDS) ofrimin e një furnizimi stabil.gjatë ndërrimit të motmoteve.

Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bërë të gjithë punëtorët e angazhuar në kthimin në punë të njësisë B2. Njëkohësisht, falënderojmë për mirëkuptimin e treguar të gjitha palët e ndërlidhura që mund të kishin qenë të  afektuara në këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)