03 Maj 2024

Fillon furnizimi i rregullt me ngrohje

Prishtinë, 20 tetor - Me rënien e temperaturave NP “Termokos” SH.A, sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar furnizimin e rregullt me ngrohje.

Aktualisht temperaturat në rrjetin e sistemit të kogjenerimit janë të kënaqshme, sipas diagramit rrëshqitës dhe me tendencë, të ngritjes graduale. Kështu që, deri në orët e para të mbrëmjes konsumatorët tanë do të kenë ngrohje të mjaftueshme në banesat e tyre.

Shërbimet përkatëse janë duke përcjellë në vazhdimësi lëvizjen e temperaturave dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët e ardhshme, jemi të gatshëm që sipas nevojës të furnizojmë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore.

Furnizimi i rregullt me ngrohje ka filluar për pjesën dërmuese të konsumatorëve tanë, përveç disa objekteve banesore në qendër të qytetit dhe blloqeve në Aktashin III. Ekipet tona në terren janë duke punuar për të evituar problemet teknike që janë paraqitur, në mënyrë që ditëve të ardhshme të sigurohet furnizimi me ngrohje edhe për këta konsumatorë.

Furnizimi me energji ngrohëse edhe ditëve të ardhshme do të jetë i rregullt dhe varësisht nga lëvizja e temperaturave të jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)