06 Maj 2024

Fillon faza e tretë e realizimit të Projektit të kogjenerimit

Prishtinë, 29 dhjetor - Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” SH. A  ka bërë të ditur se ka filluar faza e tretë e realizimit të Projektit të kogjenerimit, në kuadër të së cilës do të bëhet riparimi i 50 nënstacioneve të ngrohjes.

Prioritet në këtë fazë do t’i jepet “Kodrës së diellit”, në të cilën lagje ka pasur ngrohje më të dobët.

Fillimisht në nënstacionin e ngrohjes së kësaj lagjeje është duke u vendosur një këmbyes nxehtësie.

Për këtë arsye për konsumatorët e “Kodrës së Diellit”, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse nga ora 11.00 deri në orët e para të mbrëmjes.

Instalimi i këtij këmbyesi të nxehtësisë do të përmirësojë dukshëm cilësinë e energjisë ngrohëse për konsumatorët e kësaj lagjeje.

Rikthimi i ngrohjes për konsumatorët e “Kodrës së diellit” do të realizohet në orët e para të mbrëmjes, kur do të përfundojë instalimi i këmbyesit të nxehtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)