06 Maj 2024

Erërat e forta shkaktojnë shumë prishje në rrjet

Prishtinë, 12 janar - Kompania për furnizim dhe shpërndarje të energjisë elektrike (KEDS) bënë të ditur se erërat e forta që po mbizotërojnë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Zonat më ta afektuara janë në rajonin e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit.  Dëme ka edhe në rajonet e Pejës, Ferizajit dhe Mitrovicës, përderisa rajoni i Gjilanit është më pak i afektuar.

Siç thuhet në njoftim, mbi 600 punëtorë të KEDS-it mbrëmë gjatë gjithë natës kanë qenë në terren duke i sanuar në vazhdimësi prishjet.

    “Ata, së bashku edhe me disa kompani kontraktuese që ka angazhuar kompania po bëjnë një punë të pakursyer duke luftuar me këto prishje por pasi që erërat e forta po vazhdojnë edhe në këto momente, KEDS po ballafaqohet me dëmtime të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Më tej theksohet se KEDS-i siguron të gjithë qytetarët e vendit që po bën të pamundurën që të rikthehet normaliteti. Përveç punëtorëve të rregullt KEDS-i ka angazhuar edhe kompani kontraktuese për të sanuar këtë gjendje sa më shpejt që është e mundur.

Në këtë situatë, KEDS bën thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët dhe të lajmërojnë çdo prishje në qendrën e thirrjeve.

“Bashkëpunimi i qytetarëve duke na njoftuar dhe duke qenë vigjilentë është e një rëndësie të veçantë në raste të tilla prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë gjë vet sepse siguria e tyre është prioritare mbi të gjitha. KEDS edhe njëherë siguron se do të përgjigjet sa më shpejt që është e mundur në çdo rast nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)