02 Maj 2024

Energjizohet linja e dyfishtë e tensionit të lartë 110 kV

Prishtinë, 10 dhjetor - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT ka berë të ditur për qytetarët që, është lëshuar nën tension (energjizuar) linja e re e tensionit të lartë 110 kV nr.1806/1 dhe  1806/2.

Linja 1806/1 dhe 1806/2 është linjë e dyfishtë deri në kilometrin e 6-të, ndërsa mëtutje drejtimi i linjës 1806/1 lidhë Nënstacionet NS 110/35 kV Gjakova 1 me NS 110/10(20) Klina kurse linja 1806/2 lidhë Nënstacionet NS 110/35 kV Gjakova 1 me NS 110/10(20) kV Gjakova 2.

Linja 1806/1 dhe 1806/2, shtrihet nga NS Gjakova 1 përgjatë zonës kadastrale Gjakovë nëpër vendbanimet: Qerim, Lagjja Shqiponja, Pronat e Erenikut dhe Bardhasan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)