05 Maj 2024

Energjia kusht për zhvillim ekonomik të rajonit

Sofje, 15 shtator - Evropa Juglindore ballafaqohet me obligimin që deri në vitin 2020 të përcaktoj dhe implementoj masat për zhvillimin e burimeve të energjisë të rinovueshme dhe rritjen e shkallës së përdorimit të kësaj energjie në kuadrin e konsumimit të përgjithshëm nacional të energjisë.

Vendet e Evropës Juglindore kanë për detyrë t’i identifikojnë prioritetet e veta në sektorin energjetik nëse synojnë të sigurojnë rritjen e vet ekonomike si dhe, në të njëjtën kohë, nëse dëshirojnë të sigurojnë zhvillim e ekonomive efikase me shfrytëzim racional të energjisë dhe emetim të ultë të karbonit në atmosferë, është konkluduar në konferencën e vendeve të Evropës Juglindore në Sofje.

Konferenca, të cilën para përfaqësuesve të lartë të vendeve rajonale e ka hapur kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka trajtuar strategjinë për arritjen e sigurisë energjetike në Evropën Juglindore dhe rrumbullakimin e infrastrukturës energjetike në rajon, që do të siguroj këmbimin dhe qarkullimin e papenguar të energjisë nga burimet deri te shfrytëzuesit e saj.  

Duke e adresuar konferencën, sekretari i përgjithshëm i Komisionit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Goran Svillanoviq, ka thënë se prospekti fillestar i zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në dekadën e dytë të këtij shekulli ka ngecur së fundi dhe se Evropa Juglindore ballafaqohet me obligimin që deri në vitin 2020 të përcaktoj dhe implementoj masat për zhvillimin e burimeve të energjisë të rinovueshme dhe rritjen e shkallës së përdorimit të kësaj energjie në kuadrin e konsumimit të përgjithshëm nacional të energjisë.

Për të arritur këtë, ai ka theksuar se vendet e rajonit duhet të ushtrojnë politika efikase në fushën e gjenerimit dhe konsumimit të energjisë, të cilat do të inkurajojnë shfrytëzimin racional të burimeve ekzistuese energjetike.

Po ashtu, ai ka theksuar se vendeve të rajonit u duhet të krijojnë një treg funksional energjetik si dhe të inkuadrohen në Unionin Energjetik përpara se të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. 

Pjesëmarrësit e konferencës janë pajtuar se rajonit të Evropës Juglindore i duhet një lloj rajonalizimi i politikave energjetike që jo vetëm do të krijoj kushte për shfrytëzim dhe këmbim maksimal të burimeve ekzistuese energjetike, por edhe për inkurajimin e investimeve kapitale nga bota.

Në këtë kuadër, ristrukturimi i rrjetit energjetik në rajonin e Evropës Juglindore imponohet si një nga kushtet kryesore, nëse vendet e Evropës Juglindore synojnë të sigurojnë në të njëjtën kohë edhe zhvillimin dinamik të ekonomive nacionale edhe thithjen e kapitalit të nevojshëm huaj për implementimin e teknologjive bashkëkohore në prodhimtarinë ekonomike.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)