28 Prill 2024

Ekipe të rrejshme paraqiten si ekipe të KEDS

Prishtinë, 8 shkurt - KEDS me keqardhje ka pranuar njoftimet e ardhura nga konsumatorë nga Deçani se disa persona që janë paraqitur si zyrtarë apo ekipe të kontrollit të KEDS në të vërtetë kanë qenë ekipe të rrejshme dhe që kanë dëmtuar konsumatorët në fjalë.

"Informojmë të gjithë opinionin se ekipet e kontrollit si dhe ekipet e tjera në terren veprojnë konform obligimeve, rregullave dhe procedurave të paracaktuara nga punëdhënësit e tyre dhe KEDS në përgjithsi. Ekipet e kontrrollit në veçanti janë të pajisur me ID të KEDS dhe autorizim të lëshuar për zbatimin e detyrës së kontrollit", thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Kërkojmë nga të gjithë konsumatorët që të sigurohen që ekipet janë të KEDS duke kërkuar që personat që prezantohen si zyrtarë të KEDS të prezantojnë ID dhe autorizimin për zbatimin e detyrës për kontroll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)