04 Maj 2024

Efiçienca e Energjisë i kontribuon mbrojtjes së mjedisit

Obiliq, 22 prill - Më 22 Prill, për nderë të Ditës së Tokës, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe organizata lokale Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal (IAZHL) organizuan aksion vetëdijësues për Efiçiencën e Energjisë eletrike në komunën më të ndotur të Kosovës, në Obiliq.

Ky aktivitet është përkrahur nga Komuna e Obiliqit, Drejtoria për Shërbime Publike si dhe Qendra për Punë Sociale, e cila ndihmoi në identifikimin e familjeve me asistencë sociale në këtë komunë. Këtyre familjeve iu bë ndërrimi i poçëve elektrik nga ata të thjeshtë me ata efeçient në 20 familje të cilat jetojnë me asistencë sociale.

Njëkohësisht, me këtë rast u organizua edhe një aksion rrugor në qendër të Obliliqit ku u shpërndanë broshura me informatat praktike për Efiçiencë të Energjisë për të rinjë, amvisëri dhe biznese dhe u shpërndanë poça eletrik efiçient për qytetarët.

Nga këto aktivitete qytetarët e Obiliqit u informuan për rëndësinë e Efiçiencës së Energjisë. Fokusi kryesor ishte tek informimi i qytetarëve që Efiçienca e Energjisë rezulton në përfundim të të gjitha aktiviteteve të zakonshme me konsum më i ulët të energjisë.

Marrja e masave të tilla ndikon në zvogëlim të dukshëm të faturave individuale të energjisë elektrike si dhe njëkohësisht ndikon në mbrojtjen e përgjithshme  të mjedisit dhe të planetit Tokë.

Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Doing more with less” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe mbështetet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

Projekti “Doing more with less” ka për qëllim që të rris vetëdijesimin për rëndësinë e implementimit të masave për Efiçiencë të Energjisë nga qytetarët e Kosovës. Ky projekt është implementuar edhe në tri komuna tjera në vend, respektivisht në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)