03 Maj 2024

Edhe Popoci i Gjakovës përfiton nga investimet e KEDS-it

Gjakovë, 19 shkurt - Edhe Popoci, fshat ky i njohur në rajonin e Gjakovës me shtrirje nga brezi kufitar, është përfitues i investimeve që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS po i bënë në tërë territorin e Kosovës.

65 Ekonomi familjare, respektivisht konsumatorë të këtij fshati, tashmë do të kenë tension stabil të energjisë, ndërsaqë investimi në rrjet vie me kualitet dhe standard europian. Punimet tashmë në përfundim, kishin filluar në Qershor të vitit 2015.

“93 shtylla betoni për tension të ulët, 13 shtylla betoni për tension të mesëm, një trafo 10/0.4 kV me fuqi 250 kVA (kilovolt Amper) dhe 3 mijë metra kabllo për tension të ulët, përshfijnë investimin e KEDS-it këtu, projekt ky që drejtpërdrejt ndikon në zgjidhjen e problemit shumëvjeçar, që reflektonte me humbjet e mëdha, nga të cilat kanë pësuar konsumatorët, të cilët janë përballur me mungesë të energjisë stabile, normale”-deklaron Hamdi Kerolli – inxhinier në KEDS, mbikëqyrës i projektit në fjalë.
Për problemet e mëparshme që i kanë përshkuar ndër vite këta banorë, flet edhe Selim Tahiri nga kjo anë.

“Nuk mbahet mend kur këtu ka pasur tension stabil, ose kur këtu ka punuar ndonjë stabilishment, pa ndihmën e korrektorëve apo stabilizatorëve. KEDS tash ka punuar, ka investuar edhe në këtë anë tek ne për çka ne besojmë shumë se kjo gjë ka qenë e domosdoshme dhe normal ne e mirëpresim”.-thotë Tahiri.

Janë familjet, Hyseni, Sadrija, Tahiri e shumë të tjera të këtij fshati, për të cilat Kerolli thotë se si KEDS, kanë hasur në bashkëpunim të mirëfilltë që në ditët e para të shtrirjes së projektit.

“Ne kemi pasur mbështetjen e banorëve dhe familjarëve këtu dhe kjo ka bërë që projekti të realizohet sipas dinamikës së paraparë investive. Ju e dini, ne si KEDS kemi investuar në paisje nga teknologjia më e fundit e standardeve të larta europiane, siç janë trafot, kabllot, shtyllat dhe gjëra tjera përcjellëse”.-përfund Kerolli.

Fshati Popoc falë këtij investimi, pritet që në të ardhmen mos të ketë probleme me tension jo-stabil të energjisë si dhe aso të natyrave tjera, të cilat në të kaluarën kanë ardhur si pasojë e rrjetit të vjetëruar dhe mos investimit ndër dekada në këto anë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)