03 Maj 2024

Edhe ‘Dardania 2’ me rrjet të ri elektrik

Prishtinë, 24 shkurt - Bëhet fjalë për një zonë të madhe të Pejës që është Bashkësia territoriale “Dardania 2”, e cila ndryshe në hartat e KEDS-it njihet e emërtuar si ‘Kolonia e KEDS-it’.

Këtu Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë një investim madhor i cili drejtpërdrejt ndikon në përmirësimin dhe stabilizimin e furnizimit me energji kualitative për rreth 200 ekonomi familjare, respektivisht konsumatorë të kësaj pjese të madhe të Pejës.

“Meqë bëhet fjalë për një territor të gjërë, Një trafo gjigande me fuqi 1. 000 kVA (KiloVolt Amper), 87 shtylla të reja betony për tension të ulët, 6 mijë metra kabllo për tension të ulët tashmë janë vendsour dhe shtrirë në këtë lokacion”-thotë Hamdi Kerolli-inxhinier në KEDS, mbikëqyrës i projektit në fjalë.

“Investimi që po përmbyllet me sukses, vie si pjesë e investimeve që kompania jonë po i shtrinë në tërë Kosovën. Vetëm këtu, në këtë zonë, përfitues janë rreth 200 ekonomi familjare, të cilët do të kenë tension stabil dhe kualitativ”-shton Kerolli.

Erzen Berisha, profesor i matematikës dhe muzicient, që është banorë i vjetër i kësaj lagjeje të madhe, ndjehet i kënaqur me punët që po bëhen. “Unë kam këtu pranë shtëpisë dhe një studio muzikore me teknologji modern dhe efektet e para të investimit që ka bërë KEDS-i tek ne, vërehen në teknologjinë studike.

\"Kjo tekonologji shpesh herë më është rrezikuar në të kaluarën nga tensioni jo-stabil. Dihet se po flas për teknologji të ndjeshme dhe të kushtueshme dhe njejtë probleme ka pasur edhe në amvisëri në këtë anë. Tani me ardhjen e investimit edhe energjia do të vie e mjaftueshme dhe çfarë është me rëndësi, stabile”, thotë Berisha.

E, përfaqësuesi i KEDS-it, inxhinieri Hamdi Kerolli për shtrirjen e projektit sipas dinamikës së paraparë nga  Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, suksesin ja atribuon edhe bashkëpunimit shumë të mirë që kanë pasur me banorët e komunitetit.

“Ne kemi pasur bashkëpunim perfekt me banorët. Jemi kuptuar gjatë tërë kohës dhe operatori e ka pasur të lehtë të bëjë punën.”-përfundon Kerolli.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)