Djegëja e fushave të punës po dëmton pajisjet energjetike
Prishtinë, 7 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur që kohëve të fundit është duke u përballur me një problematikë të veçantë që rezulton nga djegia e fushave të punës apo barishteve pas korrje-shirjeve.
Djegëja e këtyre fushave në shumë raste është duke rezultuar në dëmtimin e pajisjeve energjetike të Korporatës, siç janë shtyllat elektrike, përçuesit elektrik, stacione të vogla distribuimi, etj.
Rrjedhimisht dhe për të ndaluar dëmtimin e pasurisë së vendit në këtë formë, KEK sh.a. fton të gjithë fermerët e Kosovës që mos të djegin fushat e punës në mënyrë që të mbrohen pajisjet elektrike që po vihen në rrezik nga kjo dukuri.
KEK sh.a. falënderon fermerët për mirëkuptim dhe pret bashkëpunimin e tyre për të evituar këtë problem.