27 Prill 2024

Çmimi i naftës nuk rritet

Riad, 22 dhjetor - Ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi deklaroi se ishte optimist për të ardhmen e tregut të naftës që sipas tij do të qëndronte stabël ndonëse në vitin 2014 do të kishte një rritje të lehtë të kërkesës.

 \"Vlerësoj se stabiliteti i tregut do të ndiqet nga niveli i kërkesës dhe ofertës dhe nga stabiliteti i çmimit\", theksoi ministri Nuaimi, vendi i të cilit është eksportuesi i parë i naftës bruto në botë.

Arabia Saudite si dhe vendet e tjera të OPAEP-it, të cilat janë pjesë edhe e OPEC-ut, vendosën, në mbledhjen e fundit të mbajtur në fillim të dhjetorit mes ministrave në Vjenë, ta lenë çmimin e naftës bruto të pandryshuar dhe prodhimin e saj në 30 milionë fuçi në ditë për ruajten e ekuilibrave të tregut.

\'\'Por, rritja e prodhimit botëror të naftës bruto e lidhur kjo me një rritje të lehtë të kërkesës, rrezikon që të prishë stabilitetin e çmimeve në vitin 2014 dhe të ndërlikojë synimet e OPEC-ut që të mbajë një konstante 100 dollarë për fuçi\'\', sipas analistëve.

\'\'Gjithashtu, ambiciet e Irakut dhe Iranit, një normailizim i mundshëm i prodhimit libian dhe rritja e fortë e prodhimit të naftës bruto nga amerikaët mund të dërgojë në një mbingopje në vitin 2014, ndërkohë që pritet një rritje e lehtë e kërkesës\'\', kanë vlerësuar analistët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)