16 Maj 2024

Canolli inspektoi punimet në rrugën “Kosta Novakoviq”

Prishtinë, 5 gusht - Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, z. Naser Canolli ka vizituar sot vendpunimin në segmentin e rrugës “Kosta Novakoviq” në qendër të Prishtinës, ku janë duke u zhvilluar punimet në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit për rehabilitimin e rrjetit ekzistues.

Gjatë vizitës në këtë vendpunim kryeshefi Canolli është njoftuar nga përgjegjësit e kompanisë punëkryese për ecurinë e punimeve gjatë ndërrimit të gypave të vjetër me gypa të rinj të paraizoluar si dhe me vështirësitë, me të cilat po përballen gjatë zhvillimit të punimeve.

Ai ka shprehur gatishmërinë  tij, që të ofrojë ndihmën e nevojshme dhe mbështetjen për tejkalimin e të gjitha vështirësive, që paraqiten gjatë këtij procesi. Kryeshefi Canolli nga kompania punëkryese ka kërkuar efikasitet të lartë dhe përkushtim maksimal, në mënyrë që edhe ky segment rrugor, sikur edhe segmentet tjera të përfundojë në afatin e paraparë dhe komunikacioni rrugor të lirohet sa më shpejtë, që do të jetë e mundur.

Në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit do të ndërrohen rreth 10 km gypa të vjetër të rrjetit ekzistues me gypa të rinj të paraizoluar si dhe do të bëhet rehabilitimi i 50 nënstacioneve termike,  të cilat intervenime do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)