03 Maj 2024

Bie edhe njësia A4 në KEK, vendi me mungesë të madhe të energjisë

Prishtinë, 22 korrik - Kohë më parë, respektivisht, nga ora 18:08 është bërë ndërprerje emergjente dhe e paparalajmëruar e prodhimit edhe në njësinë A4 të termocentralit Kosova A në KEK.

Në Kosovë për momentin, KEK prodhon energji elektrike me vetëm dy njësi në termocentralin Kosova B. Prishje te tilla te paparalajmeruara dhe te njepasnjeshme rrezikojne furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Në këto momente, si KEDS jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike në sistem me vetëm dy njësi aktive në KEK dhe për shkak të pamundësisë së importimit të sasive të mëdha të energjisë në afat të shkurtë kohor, mund të kufizohet furnizimi i rregullt me energji elektrike për konsumatorë.

Luteni të keni parasysh që importimi i energjisë elektrike në rrethana emergjente kërkon kohë për t’u realizuar si dhe disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë në treg qe keto dite eshte e limituar per shkak te temperaturave te larta ne te gjitha vendet. 

Menjëherë pas ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit edhe në njësinë A4, ne kemi filluar procedurat për realizimin e importit të konsiderueshëm të energjisë për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve dhe për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike.

Në të njëjtën kohë, i  lusim të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike sidomos në orët e pikut kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme nuk janë të mjaftueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)