29 Prill 2024

Biden rithekson mbështetjen e SHBA-ve për termocentralit “Kosova e Re”

Prishtinë, 18 gusht - Në vizitën e djeshme të Zëvendëspresidentit të SHBA-ve Joe Biden, përveç shumë temave, ai u ndal edhe njëherë tek termocentrali “Kosova e Re” që pritet të ndërtohet së shpejti dhe ndikimin që do të ketë ai në zhvillimin ekonomik.

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e vendit Hashim Thaci, Biden ka rikujtuar se që Shtetet e Bashkuara e mbështesin ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Me këtë rast Biden tha se SHBA-të mbështesin forcimin e sigurisë energjetike, dhe se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do t’i sjellë Kosovës energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.

“Ne duam të ndihmojmë që të forcojmë sigurinë energjetike, për këtë arsye ne mbështesim ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë “Kosova e Re” që do t’i sigurojë Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të zhbllokojë rritjen ekonomike”, ka thënë zëvendës Presidenti i SHBA-ve Joe Biden.

Me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pritet mbyllja e ndotësit më të madh në vend, e që është termocentrali “Kosova A”. Përveç kësaj termocentrali i ri pritet t’u jap fund mungesave të energjisë elektrike që sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit i ka kushtuar sektorit privat me qindra miliona euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)