27 Prill 2024

Beogradi nuk do të shtyjë afatin e ndërtimit të “Rrymës Jugore”

Beograd, 7 qershor - Ministri i energjetikës Aleksandër Antiç shpalli se Serbia nuk ka në plan ta shtyjë fillimin e ndërtimit të segmentit të saj të gazsjellësit “Rryma Jugore”, që është planifikuar për korrikun.

Ministri e bëri deklaratën pasi Bashkimi Evropian kërkoi që Bullgaria ta ndërpresë punën mbi këtë projekt.

Besoj se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të gjejnë vendimin përkatës, sepse ky është një projekt evropian në interes të sigurisë energjetike, komentoi Antiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)