04 Maj 2024

BE akuzon Gazpromin për shkelje të ligjeve anti-monopol

Bruksel, 23 prill - Bashkimi Evropian e ka akuzuar gjigandin rus të energjisë Gazprom për shkelje të rregullave anti-monopol, një veprim që mund t’i përkeqësojë më tej tensionet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Komsionerja e BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager, e bëri të njohur akuzën ndaj Gazpromit, një javë pas ngritjes së akuzave të ngjashme  ndaj kompanisë amerikane Google.

Ajo tha se Gazpromi ka bërë shkelje, duke patur një pozicion dominant në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku sipas komisioneres, kompania ka thuajse kontroll të plotë të tregut të gazit. 

Zonja Vestager tha se Gazpromi imponon kontrata që pengojnë konkurrencën e lirë dhe që e lejojnë  kompaninë të rrisë çmimet. 

Gazpromi iu përgjigj kësaj mase, duke thënë se kompania “ka statusin e një njësie biznesi strategjik, të kontrolluar nga qeveria” dhe se vepron në përputhje me ligjet e Rusisë, që janë jashtë juridiksionit të BE-së.

Komisjonerja Vestager  tha se të gjitha kompanitë që operojnë në tregun europian duhet të veprojnë në përshtatje me rregullat e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)