29 Prill 2024

BB: Humbjet energjetike në Shqipëri, shkak keqmenaxhimi

Tiranë, 6 tetor - Në një raport të detajuar, Banka Botërore, ka deklaruar se pritshmëritë për të ulur nivelin e humbjeve në rrjet në masën e 17 përqindëshit, nuk është realizuar.

Sipas tyre kjo ka qenë për pasojë e mosmenaxhimit të mirë gjatë vitit 2014. Edhe pse në pesë vitet e fundit është shpenzuar 150 milionë dollarë për përmirësimin e sistemit.

Në raportin e detajuar prej 65 faqesh, Banka Botërore thekson se për gjatë gjithë kohës, por sidomos në vitin 2014, është bërë një punë menaxhuese shumë e dobët, si në prodhim, transmetim dhe shpërndarje.

Përveç humbjeve në rrjet, që për këtë vit duhet të ishin vetëm 17 për qind, por qe aktualisht janë 45 për qind, notë jo kaluese vendoset edhe për mbledhjen e faturave.

Aktualisht çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët është 9.53 lekë për kilovat orë, por Banka vlerëson se kjo tarifë nuk përfaqëson koston reale të sistemit.

Kompania me distributor privat, CEZ Shpërndarje, i ka lënë Shqipërisë një deficit prej 550 milionë dollarë, ky borxh, mund te shkoje deri në 800 milionë dollarë deri në vitin 2018, nëse nuk i nënshtrohet një programi të fortë të reduktimit të humbjeve.

Projekti për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë propozon katër komponentë. Komponenti i parë do të mbështesë KESH-in me deri në 30 milionë dollarë për të blerë importet plotësuese të energjisë .

Komponenti i dytë do të mbështesë qeverinë shqiptare për të zvogëluar humbjet e shpërndarjes, për të përmirësuar mbledhjen e parave të gatshme dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Komponenti i tretë do të mbështesë OST-në sigurimin e matësave dhe përmirësimin e qendrës së të dhënave. Depozitohet kërkesa e radhës para Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë.

Pas OSHEE-së, FMN-së dhe këshillimit nga Komiteti i Energjisë, që çmimi i energjisë duhet të reflektojë kostot, është Banka Botërore që ka kërkuar një rritje nga 15 deri në 20 për qind të vlerës aktuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)