05 Maj 2024

Bankat japoneze do të investojnë në “Gazprom”

Tokio, 15 dhjetor - Tre nga bankat më të mëdha të Japonisë - The Bank of Tokyo-Mitcubishi UFJ, Sumitomo Mitsui Banking Corporation dhe Mizuho Bank - kanë ndërmend të investojnë në një të ardhme të afërt në kompaninë ruse të energjisë “Gazprom” rreth 800 milionë dollarë.

Një vendim i tillë u morr në konsideratë nga tre bankat më të mëdha japoneze në sfondin e shkallëzimit të krizës në zonën e euros.

Kompanitë evropiane, të cilat po pësojnë aktualisht humbje drastike të llogaritura në shumë-milionë $, janë bërë partnerë me rrezik të rritur.

Investimet financiare në kompaninë ruse, në kushtet e kërkesës globale në rritje për gaz natyror, destinohen të bëhen garanci e suksesit dhe stabilitetit për bankat japoneze, mendojnë analistët në Tokio.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)