03 Maj 2024

Banka Botërore njeh kontributin e KEK-ut në stabilizim të sektorit energjetik

Prishtinë, 29 shkurt - Një delegacion i lartë i Bankës Botërore, i udhëhequr nga Cyril Muller, Zëvendës President i Bankës Botërore  për Evropë dhe Azi Qendrore, dhe Ellen Goldstein, Drejtoresh e Bankës për Evropë juglindore vizitoi KEK-un.

Me këtë rast delegacioni larte nga selia qendrore e Bankës Botërore ne Uashington, i cili u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë, vizitoi mihjet sipërfaqësore,  zonën e zhvendosjes ne fshatin Shkabaj ( Hadeja e RE) dhe termocentralin “Kosova A”.

Delegacioni i Bankës Botërore u informua nga z. Gjukaj për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u .

 “Përkundër sfidave qe paraqiten ne vazhdimësi për shkak te moshës se njësive prodhuese, duke bartur barrën e tere sektorit te energjisë ne vend, KEK është duke vazhduar me prodhim stabil dhe te qëndrueshëm te energjisë elektrike. Sido qe te jete ne plan afatgjatë ky stabilitet nuk mund te jete i qëndrueshëm pa ndërtimin e kapaciteteve te reja. Përtej kësaj, si edhe qe u dëshmua gjate pese viteve te fundit një nga objektivat kryesore te korporatës ishte dhe mbetet mbrojtja e mjedisit ku operojmë ” theksoj z. Gjukaj.

Për sa i përket periudhës vijuese, problem i veçante është duke paraqitur çështja e çasjes ne zonën e zhvillimit te mihjes.
Konform Kornizës se Politikave te Zhvendosjes dhe Ligjit mbi Eksproprijim, KEK ka përmbushur me kohe te gjitha obligimet dhe hapat qe kërkohen për zhvillimin e mihjes Sibovc Jugperëndim strikt sipas licencës qe ka.

Me këtë rast, pengese paraqet fakti i mbi 100 ndërtimeve ilegale spekulative, te konstatuara përmes matjeve gjeodezike dhe satelitore ne këtë zone, përkundër vendimeve mbi ndalimin e ndërtimeve ne këto sipërfaqe qe janë te shpallura zona te interesit te veçante ekonomik dhe përkundër faktit se KEK kishte njoftuar dhe alarmuar gjate tere kohës organet kompetente duke filluar nga Komuna, MMPH, Policia e Kosovës dhe Ministria Punëve te Brendshme. Prandaj, i takon këtyre institucioneve qe pa vonesa te marrin vendime adekuate, në mënyrë qe operimet e KEK-ut dhe përfundimisht te gjithë konsumatorët e energjisë elektrike te mos pësojnë me tej për shkak te kësaj neglizhence.

Zëvendës presidenti Bankës Botërore, z. Muller  u nda mjaftë e kënaqur dhe i impresionuar me punën dhe angazhimin të cilën po e bën menaxhmenti se bashku me punëtorët e KEK-ut. Duke ri konfirmuar mbështetjen  e Bankës Botërore, ai theksoj \"Përkrahja për adresimin e mungesës së energjisë në Kosovë është një element i strategjisë më të gjërë të Bankës Botërore për të përkrahur zhvillimin ekonomik, si dhe për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe menaxhimin mjedisor. Duke punuar në sektorin e energjisë, është shumë e rëndësishme për vet Kosovën që politikat e saj t\'u përmbahen praktikave më të mira mjedisore dhe sociale\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)