27 Prill 2024

Banka Botërore mbështet projektet e energjisë në Kosovë

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po qëndron në vizitë zyrtare në Uashington ku ka zhvilluar takime të ndara me drejtues të Bankës Botërore dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në fokus të të cilave ishte zhvillimi ekonomik, respektivisht projektet në sektorin e energjisë.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Stavileci është pritur nga zyrtarët e lartë të Bankës Botërore si Kyle Peters, Zëvendës Presidente për Operacione në Bankën Botërore, Laura Tuck – Zëvendës Presidente për  Evropë dhe Azinë Qendrore, Rachel Kyte - Zëvendës Presidente dhe Emisare për Ndryshime Klimatike, Dimitris Tsitsiragos, Zëvendës President i IFC-së, Anita George – Drejtore e Lartë  për Energji dhe Praktikat Gobale GEEDR,  Charles Feinstein - Drejtor i GEEDR, Ranjit Lamech – Manaxh GEEDR dhe  Ravi Vish – Drejtor për Mjedis dhe Qëndrueshmëri Sociale.

Në takime me drejtues të Bankës Botërore, ministri Stavileci ka diskutuar për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë, përfshi këtu edhe projektet që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve gjeneruese, rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripëtritshme të Energjisë, për çka ka marrë mbështetjen nga zyrtarët në fjalë.

Stavileci në ditën ë dytë të vizitës në Uashington ka takuar edhe Matthew Mallow, Drejtor i Zyrës për Evropë dhe EuroAzi në Departamentin e Thesarit, Alina Romanowski – Koordinatore  për Evropë në Departamentin e Shtetit, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë.

Ndryshe, Stavileci ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët ku merrnin pjesë zyrtarë nga Zyra për Energji dhe Resurse Natyrore dhe Zyra e Ekonomisë dhe Çështjeve Biznesore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)