11 Maj 2024

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e kontrollove të KEDS-it

Prishtinë, 29 janar - Institucioni i Avokatit të Popullit ka  pranuar ankesa të ndara lidhur me aktivitetet e  Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a. (KEDS j.s.c) për kontrollimin e pajisjeve elektrike nëpër  banesa, shtëpi dhe hapësira private.

Në bazë të pretendimeve të ankuesve, punëtorët e KEDS-it i kryejnë këto kontrolle pa autorizim nga organet kompetente përkatëse dhe se këto kontrolle kryhen në mënyrë kolektive nëpër lagje të caktuara. 

Duke pasur parasysh se kontrolli i paautorizuar i banesës mund të shkaktojë shkelje të së drejtës në privatësi dhe shkelje të së drejtës së pronës, të dyja këto të drejta të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në Republikën e Kosovës, Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masë të përkohshme ( pezullim)  të këtyre aktiviteteve, të cilat, sipas hetimeve preliminare, besohet se janë duke u ndërmarrë nga ana e KEDS-it.

Kjo masë e përkohshme kërkohet të jetë në fuqi derisa Avokati i Popullit të përmbyll hetimet lidhur me këtë çështje dhe të dal me konstatimet dhe rekomandimet përfundimtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)