04 Maj 2024

Arrihet marrëveshja për Klimën

Johanesburg, 11 dhjetor - Në një konferencë ndërkombëtare në Afrikë të Jugut është arritur një marrëveshje që lufton ndryshimet klimatike.

Në këtë konferencë, të 194 pjesëmarrësit ranë dakord që të fillojnë negociatat për të kontrolluar gazrat serë, që do të jenë ligjërisht të detyrueshme në të gjitha shtetet.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më së largu deri në vitin 2020. Caqet aktuale të kontrollit të emisioneve, nën Protokollin e Kijotos të vitit 1997, aplikohen vetëm në vendet industriale.

Kjo marrëveshje skadon vitin e ardhshëm por pritet të shtyhet edhe për pesë vjetët e ardhshëm, sipas marrëveshjes që është adoptuar sot. 

 

Ministri gjerman i Mjedisit  Norbert Röttgen i ka vlerësuar rezultatet e samitit të klimës si sukses. E rëndësishme ishte që europianët kanë mbajtur një qëndrim të ashpër. Edhe aleanca me vendet më pak të zhvilluara nuk e humbi efektin e saj pozitiv.

Komisarja e BE-së për Klimën, Connie Hedegaard tha se BE ka arritur t'i realizojë të gjitha qëllimet e vet, por në çështen  e detyrimit të marëveshjes për klimën është dashur të bëjë lëshime.

Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut Maite Nkoana-Mashabane foli për një "moment historik".

Ajo përmes një ndërmjetësimi këmbëngulës kishte zgjidhur konfliktin e ashpër mes Indisë dhe BE-së për detyrueshmërinë ndaj marrëveshjes së ardhëshme  të klimës botërore. Organizata për mbrojtjen e mjedisit, Greenpeace megjithatë u shpreh e zhgënjyer.

Një zedhënës tha se India dhe SHBA - ja e kanë pranur këtë marrëveshje vetëm nën presion, prandaj është arritur një kompromis me detyrime jo tepër të forta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)