03 Maj 2024

Apel për kursim të energjisë elektrike

Prishtinë, 10 janar - KEDS apelon tek konsumatorët që të kenë kujdes të shtuar të përdorimit të energjisë elektrike. Javëve të fundit ka pasur rritje të konsumit, kryesisht nga përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje.

Kjo po sjellë ngarkesë si për KEDS-in ashtu edhe për konsumatorin. KEDS është kompani e kujdesshme dhe në asnjë rrethanë nuk e ka objektiv fitimin e çastit.

Përkundrazi, ndërtimi i partneritetit afatgjatë me konsumatorët tanë është pikësynimi kryesor i korporatës. Konsumi është ngritur në muajin dhjetor me rreth 35 për qind për konsumatorët e amvisërisë në krahasim me muajin nëntor, ndërsa rritja e konsumit vazhdon edhe më tutje. KEDS është i obliguar që t’i faturojë strikt në bazë të tarifave të miratuara nga ZRRE.

Por, nuk mund të pajtohet që konsumatorët të paguajnë mbi mundësitë e tyre. Variante të favorshme mbesin kursimi dhe përdorimi efiçient i energjisë elektrike. KEDS lut konsumatorët që të përdorin forma alternative të ngrohjes aty ku kanë mundësi si drutë, thëngjilli apo gazi natyror.

Ato janë më të lira, sikurse  e shkarkojnë edhe KEDS-in nga mbingarkesat eventuale në rrjet, edhe konsumatorin. Në rastet ku nuk ka mundësi, KEDS lutë konsumatorët që të përdorin nxemëse akumuluese. Por, kjo të mos shihet assesi si alternativë e vetme, sepse mundësitë e ngrohjes janë të shumta dhe ajo me energji elektrike është më së paku e preferueshme dhe më e pafavorshmja. Sa i përket mirëshfrytëzimit të energjisë elektrike KEDS nuk ka ndenjur duarkryq.

I njoftojmë dhe ftojmë konsumatorët që të hyjnë në ueb faqen zyrtare të kompanisë, www.keds-energy.com ku do të gjejnë këshilla të shumta për kursim dhe përdorim efiçient të energjisë elektrike. Ndërsa, për ata që nuk kanë qasje në internet mund të thërrasin në Qendrën e Thirrjes në numrat 038 501 701 1000 dhe 038 791 000 dhe do te informohen për shfrytëzim sa më racional të energjisë elektrike.

Sa i përket faturimit, KEDS është i vetëdijshëm për situatën dhe ka ndërmarrë të gjitha masat duke formuar Ekipet Emergjente të veprimit që të mos vijë deri tek shqetësimi eventual i konsumatorëve. Meqë kompania numëron rreth 480 mijë konsumatorë, KEDS e pranon që mund të jenë bërë gabime eventuale, pasi që i gjithë leximi në pajtim me rregulloren bëhet në afat kohor prej 4 ditësh.

Por, KEDS sqaron se nuk toleron asnjë gabim të qëllimshëm. Pra, në çdo rast prioritet për KEDS mbetet konsumatori dhe të drejtat e tij. Secila ankesë shqyrtohet me seriozitetin më të lartë dhe siç kemi bërë të ditur zgjidhja do të bëhet në kohën më të shkurtër të mundshme, në afatin kohor prej 15 ditëve, për faturat e muajit dhjetor.

Në fund KEDS siguron se asnjë konsumator nuk do të paguajë më tepër se sa ka shpenzuar, pra do të paguajë vetëm në bazë të shpenzimit dhe faturimit të bërë në bazë të tarifave zyrtare që janë në fuqi në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)