09 Maj 2024

Akademia e KEDS vizitohet nga Rektori i UP Anton Berishaj

Prishtinë, 27 prill  - Pak pranë përfundimit të programit të ligjëratave dhe trajnimit, gjatë ditës së Dielë, Akademinë e vizitoi Rektori i Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Anton Berishaj.

Në prani të të gjithë pjesëmarrësve, Rektorin Berishaj e priti Drejtori i Përgjithshëm KEDS, z. Vedi Yesilkilic si dhe drejtori i Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës në Universitetin Bogazici në Turqi.

Yesilkilic në fjalimin e tij të mirëseardhjes e falënderoi Rektorin Berishaj për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Universiteti Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në këtë Universitet, kanë bërë për Akademinë e KEDS si dhe për studentët pjesëmarrës në Akademi.

“Falë këtij bashkëpunimi, studentët në këto fazë janë duke përfunduar programin e trajnimit deri sa do të vazhdojnë punën praktike në KEDS dhe më të mirët do të vizitojnë stabilimentet energjetike të kompanisë Calik dhe Limak në Turqi.”, theksoi z. Yesilkilic nga KEDS duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët nga Universitetin Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina”,  nga Universiteti Bogazici në Turqi si dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Duke treguar për nevojën e bashkimit të sektorit privat me botën akademike si dhe për mundësitë e praktikimit të njohurive të fituara në kompani si KEDS dhe kompani simotra, Rektori Berishaj ftoi të gjithë studentët të shfrytëzojnë më së miri mundësi të tilla, me qëllim të zgjerimit të njohurive si dhe të përfitimit të përvojave të reja.

“Universiteti Publik i Prishtinës shpreson në shumëfishimin e programeve të tilla, ku studentët kanë hapësirë për të praktikuar njohuritë e fituara në punë dhe përvoja praktike.

Do të përballemi me shumë sfida në të ardhmen andaj i ftoi të gjithë  pjesëmarrësit që të ndjekin me vëmendje dhe përkushtim zhvillimet e tilla dhe të bëhen pjesë e këtyre zhvillimeve për shkak se fillimisht, ata vetë përfitojnë”, theksoi Rektori Berishaj gjatë  fjalimit që mbajti për studentë.

Në shenjë falënderimi, studentët ndanë mirënjohje për Rektorin Berishaj si dhe për Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike pranë Universitetit Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Enver Hamiti për kontributin e vazhdueshëm të dhënë drejt zhvillimit të programit të Akademisë së KEDS.

KEDS Akademia është themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike. Akademia ka për qëllim të përkrahë studentët vendore të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional.

Akademia në bashkëpunim me Universitetin Bogazici ofron trajnime të akredituara ndërkombëtarisht, programe të praktikës në KEDS si dhe punësim për pjesëmarrësit në KEDS ose në ndërmarrje tjera të ngjashme.
Në përfundim të programit të trajnimit, studentët më të mirë do të vizitojnë stabilimentet energjetike të ndërmarrjeve Limak dhe Calik në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)