06 Maj 2024

Agani: Komponenta mjedisore ndihmon zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferid Agani,  ka marrë pjesë në prezantimin e  raportit vjetor të Kompanisë “Sharcem” nga Hani i Elezit.

Me këtë rast ministri Agani tha se sharrcem është kompania e parë në Republikën e Kosovës që e ka siguruar lejen e integruar mjedisor, që tregon se ka arritur një standard të lartë për mbrojtjen e parametrave mjedisore.

“Shumë grupe me interesa të veçanta argumentojnë që shqetësimi ynë për mbrojtjen e mjedisit kushton shumë, redukton aftësinë konkurruese në tregun e punës, rrit çmimin e produkteve dhe në përgjithësi imponon kosto ekonomike që është joproduktive”. Mirëpo, studimet mbi marrëdhëniet midis mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik përgënjeshtrojnë pretendimet e mësipërme. Në fakt marrëdhënia në fjalë është pozitive. Përfitimet ekonomike nuk janë aspak me te ulta kur merret parasysh komponenta mjedisore” tha ministri Agani.

Po ashtu ministri Agani nënvizoi se evidencat e punësimit tregojnë se në sajë të mbrojtjes së mjedisit krijohen më shumë vende pune se sa pakësohen.  

“Këtu nuk mund ta lëmë pa e përmendur ekonominë qarkulluese (circular economy), e cila paraqet shfrytëzim të përsëritshëm, korrigjim, ripërtërije dhe riciklim të materialeve ekzistuese dhe produkteve. Kjo nënkupton ndryshim të plotë të sistemit të inovacioneve, jo vetëm në teknologji por edhe në organizimin, shoqërinë, metodat e financimit dhe politikat”, përfundoi ministri Agani.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtues të kësaj kompanie, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma; shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, përfaqësues të Rrjetit CSR në Kosovë e mysafirë të tjerë.

Kryetari i Hanit të Elezit, Suma, ka lavdëruar kompaninë “Sharrcem” që është e përgjegjshme dhe tregon kujdes të veçantë për komunitetin, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës edhe jashtë fabrikës.

Ai ka përmendur në veçanti Projektin LAB (Laboratori për Aktivitete të Biznesit), i cili është realizuar në komunën e Hanit të Elezit, përfshirë investime në disa sektorë të bujqësisë.

Suma tha se ndihen me fat që një komunë e vogël si hani i Elezit ka një fabrikë që punëson një numër kaq të madh punëtorësh. Ai rikujtoi se në fillim kanë pasur problem me ndotjen, por ato janë reduktuar shumë. . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)