29 Mars 2024

Afrika e Jugut dëshiron të ndërtojë një park solar

Johanesburg, 29 tetor - Ministrja afrikanojugore e Energjetikës, Dipio Piters, hapi konferencën qëllimi i së cilës është tërheqja e kapitalit privat për ndërtimin e një parku të madh solar në hyrje të shkretëtirës Kalahari.

“Këtu jeni që të fitoni para, ndërsa ne jemi këtu që t’ju themi se duam ta prodhoni energjinë tonë”, tha ministrja afrikanojugore në tubimin në të cilin janë të pranishëm më shumë se 400 përfaqësues nga fusha e energjisë diellore nga mbarë bota.

Afrika e Jugut dëshiron që parkun me vlerë prej rreth 21,3 miliardë dollarëve ta ndërtojnë investitorë privatë të cilët energjinë e prodhuar do t’ia kthenin kompanisë kombëtare energjetike.

Ndërtimi i parkut solar është pjesë e programit ekonomik qëllimi i të cilit është hapja e 300.000 “vendeve të gjelbra të punës” deri në vitin 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)