27 Prill 2024

Abria e Poshtme dhe e Epërme bëhen me rrjet të ri elektrik

Prishtinë, 29 qershor - Mbi 500 banorë ose rreth 150 konsumatorë të fshatrave Abri e Poshtme dhe e Epërme tashmë kanë rrjet të ri elektrik, falë planit investiv të KEDS-it për këto dy fshatra.

Ky projekt përfshin rrjetin elektrik të tensionit të mesëm dhe atij të ulët. Rreth 200 shtylla të reja të betonit, 3 transformatorë të rinj dhe asete tjera energjetike kanë ndryshuar pamjen e dy fshatrave të Drenicës.

Violeta Jashanica-Selimi, inxhiniere në KEDS dhe mbikëqyrëse e këtij projekti, thotë se banorët e këtyre fshatrave tashmë janë kyçur në rrjetin e ri elektrik dhe së shpejti do të bëhet edhe heqja e shtyllave të vjetra.

“Me anë të këtij investimi, përveçqë kemi instaluar një rrjet të ri elektrik për konsumatorët tanë, duke u siguruar furnizim të cilësisë së lartë me energji elektrike, kemi eliminuar edhe rreziqet e mundshme që vinin nga rrjeti i vjetër”, thotë ajo.

Banorët e këtyre fshatrave shprehen të lumtur që falë këtij investimi të KEDS-it ata kanë rrjet të ri elektrik.

Pajazit Smakiqi, elektricist me profesion dhe banor i fshatit Abri e Poshtme, flet për vështirësitë që bashkëfshatarët i kanë pasur para se të instalohej ky rrjet i ri.

“Përpara tensionin e kemi pasur jo më shumë se 170 volt. Çdonjëri kemi përdorur korrektor të rrymës. Tash, me instalimin e rrjetit të ri elektrik, gjithçka funksionon si duhet”, thotë Pajaziti, duke falënderuar KEDS-in për këtë investim të duhur.

Edhe Xhevdet Qerkinaj, banor i këtij fshati, falënderon KEDS-in që ua instaloi rrjetin e ri elektrik, duke treguar se kanë pasur telashe, ndër të tjera, edhe me një transformator të vjetër.

“Kemi pasur një transformator të vjetër, shtylla elektrike dhe përçues elektrikë të vjetër e të dëmtuar. Falë këtij investimi të KEDS-it, tashmë kemi një rrjet të ri elektrik dhe siguri”, thotë ai.

Në kuadër të këtij plani investiv, KEDS-i është në përfundim e sipër edhe të disa projekteve tjera në atë zonë të Drenicës, si në fshatrat Rezallë dhe Likovc.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)