03 Maj 2024

600 milionë euro për derivate e import të energjisë

Prishtinë, 8 janar - Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Kosovë – Shqipëri, do t’ua prishë biznesin mafisë serbe të energjetikës, të cilët për më shumë se një dekadë nga buxheti i varfër i Kosovës kanë marrë qindra miliona euro në emër të shitjes së energjisë elektrike.

Po ashtu, realizimi i këtij projekti do t’ua prishë qejfin edhe kompanive tjera nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilat kanë pasur hise në tregun energjetik të Kosovës.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se nga viti 2001 e deri në vitin 2012, KEK-u për këtë qëllim ka shpenzuar më shumë se 458 milionë euro.

Por, në këtë shumë nuk hyjnë edhe mjetet që janë shpenzuar për import të energjisë gjatë vitit 2000.

Sipas të dhënave të siguruara nga raportet e auditorit shihet shumë qartë se gjatë vitit 2012 Korporata Energjetike e Kosovës në emër të importit të energjisë elektrike ka shpenzuar 49 milionë euro.

Në vitin 2011 KEK-u ka arritur kulmin për shpenzime të mjeteve për import të energjisë, ku për një vit janë shpenzuar rreth 59 milionë euro.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)