29 Prill 2024

28 miliardë investime në "Shah Deniz"

Baku, 18 dhjetor - Konsorciumi Shah Deniz njoftoi vendimin përfundimtar të investimeve për zhvillimin e Fazës II në fushën e gazit Shah Deniz në Detin Kaspik në Azerbajxhan, me një vlerë 28 miliardë USD.

Vendimi parashikon zgjerimin e tubacionit Jugor të Kaukazit përmes Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë duke ndërtuar gazsjellësin Anatolian ( TANAP ) në gjithë Turqinë dhe ndërtimin e Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), që do të kalojë nëpër Greqi , Shqipëri dhe Itali, dy projekte, që bashkë me infrastrukturën e transmetimit të gazit në Bullgari, krijojnë Korridorin Jugor të Gazit në Evropë, njoftuan sot burimet zyrtare të Konsorciumit Shah Deniz.

Nënshkrimi zyrtar i investimeve për zhvillimin e fushës Shah Deniz Faza 2 u zhvillua sot në një ceremoni në Qendrën e Alijev Hejdar në Baku (Azerbajxhan) ku morrën pjesë Presidenti Ilham Alijev, liderë të qeverive të vendeve ku do të kalojë tubacioni i Korridorit Jugor, nga Komisioni Evropian, etj.

Rovnag Abdullayev, President i SOCAR, tha, "kjo është një ditë të vërtetë historike për Azerbajxhanin, sepse është hera e parë që vendi ynë dhe ky rajon kanë nisur një projekt të tillë ambicioz të gazit, që hap rrugën për të ardhmen e Azerbajxhanit dhe të ardhmen e rajonit".

Sipas tij, kjo bën të mundur zhbllokimin e burimeve gjigande të gazit në Azerbajxhan në të mirë të kombit, e bën vendin në një furnizues të rëndësishëm të energjisë në Evropë, duke përmbushur një vizion që kemi pasur për kaq shumë vite dhe sjell përfitime për vendet që shtrihen nga Deti Kaspik në zemër të Evropës me krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë të transportit midis Kaspikut dhe tregjet evropiane të gazit.

Ndërsa Bob Dudley, drejtues i grupit kryesor BP, operator i Shah Deniz Faza e 2 dhe projektit të zgjerimit u shpreh se "shumë pak projekte kanë aftësinë që të ndryshojnë hartën e energjisë në një rajon. Tubacionet e gazit nga Shah Deniz 2 dhe Korridori Jugor jo vetëm që ndryshojnë hartën e energjisë, por do t'u japin konsumatorëve në Evropë qasje të drejtpërdrejtë për herë të parë në burimet e gazit të Azerbajxhanit".

Ai shtoi më tej se, vendimi përfundimtar për investimet nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin mes shumë kompanive dhe shumë vendeve. Krenar për praninë e grupit PB, si pjesë e projektit, Dudley u shpreh se përmes tij do të krijohen dhjetëra mijëra vende pune përgjatë rrugës të tubacioneve në Azerbajxhan, Gjeorgji, Turqi dhe Evropë. "Ky projekt paraqet investimin më të madh ndonjëherë të huaja në Azerbajxhan", tha ai.

"Jam veçanërisht i kënaqur që ne kemi rënë dakord me kushtet për zgjerimin e Shah Deniz me Marrëveshjen për prodhim deri në 2048 . Kjo mundëson BP dhe partnerët tanë që të punojnë në partneritet me Azerbajxhanin në vlerësimin e fazave të ardhshme të Shah Deniz. Zbulimi PB-së për fushën e re Shah Deniz Thellë në vitin 2007 tregon potencial në këtë fushë të gjerë Shah Deniz Faza 2", tha Dudley.

Projekti Shah Deniz në det të hapur përfshin shpimin dhe kompletimin e 26 puseve dhe ndërtimin e dy platformave urëlidhëse për përpunimin dhe shpërndarjen e gazit në Sangachal.

Llogariten 16 miliard m/3/vit gaz prodhuar nga fusha gjigande e Shah Deniz që do të kalojë nëpër 3.500 kilometra, duke siguruar energji për miliona konsumatorë në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Bullgari dhe Itali. Gazi i parë nga këto dy projekte do të rrjedhë në fund të vitit 2018 me shitje në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa dërgesat e para në Evropë do të jenë rreth një vit më pas, në 2019.

Në periudhë afatshkurtër, partnerët e Shah Deniz janë pajtuar me kushtet e kompanisë shtetërore azere të naftës dhe gazit SOCAR për zgjerimin e prodhimit në objektet ekzistuese, ku rritja e prodhimit që ka nisur, pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2014.

SOCAR dhe partnerët e Shah Deniz kanë rënë dakort me kushtet për zgjerimin e Shah Deniz me Marrëveshje Prodhimi deri në vitin 2048.

Vendimi i sotëm i investimeve nga konsoprciumi Shah Deniz u jep fuqi kontratave të shitjes gazit me 9 kompanitë europiane që do të dorëzohen për 25 vjet për klientët në Itali, Greqi, Bullgari dhe për konsumatorët në Turqi. Të gjitha shitjet e gazit dhe kontratat e transportit do të menaxhohen nga Kompania e Furnizimit të gazit të Azerbajxhanit, SOCAR.

Shah Deniz Faza 2 për zhvillimin e projekteve të tubacioneve të Korridorit Jugor përfaqësojnë një nga investimet më të mëdha dhe komplekse, të ndërmarra nga industria globale e naftës dhe gazit.

Fusha Shah Deniz, faza I në Azerbajxhan u zbulua në vitin 1999, duke e kthyer këtë shtet në eksportuese të gazit në Gjeorgji dhe Turqi që nga viti 2006.

Tek Shah Deniz bashkëaksionerë janë: BP me 28.8%, SOCAR 16.7%, Statoil me 15.5%, Total me 10%, Lukoil me 10%, Nico me 10% dhe TPAO me 9% aksione.

Partnerë të projektit TANAP pritet të jenë: SOCAR me 68%, BOTAS me 20% dhe BP me 12% aksione dhe pas blerjes së interesave të TANAP nga Botas dhe PB, që pritet të përfundojë në vitin 2014 .

Partnerët e TAP-it janë SOCAR me 20%, BP me 20%, Statoil me 20%, Fluxys me 16%, Total me 10% , E.ON me 9% dhe Axpo me 5% aksione.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)