26 Mars 2023

2010, viti më i nxehtë në histori

SHBA, 25 maj - Shkencëtarët e çështjeve të klimës kanë dhënë alarmin se viti 2010 do të jetë viti më i nxehtë në historinë e njerëzimit. Ata kanë llogaritur temperaturën e sipërfaqes së globit dhe kanë arritur në përfundimin se bota ka regjistruar temperatura shumë të larta, afër rekordit mes muajve janar dhe prill.

Shkencëtarët që kanë punuar në mënyrë të pavarur në “MET Office” dhe NASA shumë shpejt do të publikojnë të dhëna që tregojnë se kjo tendencë mund të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

James Hansen, drejtor i “Nasa’s Goddard Institute” për studimet hapësinore një qendër ndërkombëtare për monitorimin e çështjeve të klimës tha: “Temperaturat globale janë rritur shumë në 12 muajt e fundit duke u cilësuar si më të lartat në 130 vitet e fundit.

 Dhjetor–shkurti ishte gjithashtu një nga periudhat ku u regjistruan temperaturat më të larta”. Vicky Pope, kreu i komisionit për ndryshimin e çështjeve klimaterike në “Met Office”, deklaroi se: “Ka qenë një dimër i ftohtë, por globalisht  periudha janar - mars ishte një nga shtatë fillimet më të nxehta të vitit në histori. Ky vit ka më shumë se 50 për qind mundësi për t’u konsideruar si absolutisht më i nxehti”.

 Temperatura mesatare e sipërfaqes së globit është e bazuar në matjet e bëra nga mijëra stacione monitorimesh dhe satelite. Këto matje janë llogaritur dhe analizuar në mënyrë të pavarur nga “Met Office”, “Giss” dhe “National Climatic Data Center” në Karolinën e Veriut.

“Giss” tregon se nga janari në prill të këtij viti temperaturat janë rritur me një mesatare prej 0.75C, krahasuar me temperaturat e kësaj periudhe gjatë viteve të shkuara. Por ndryshimet klimaterike nuk janë shkaku i vetëm për këtë.

 Sipas shkencëtarëve, kjo nxehësi është e lidhur me spostimin e  përkohshëm të rrymës së Paqësorit, të njohur si El Niño, që ka bërë që oqeani të lëshojë në atmosferë një valë të madhe nxehtësie.

Kevin Trenberth, drejtoresha e analizës klimatike në “National Center for Atmospheric Research” në Kolorado, tregon: “Ne kemi parë një rritje nxehtësie shumë të shpejtë kohët e fundit, por ky është një shembull i një ndryshimi natyral që lidhet me ndryshimet në Paqësor më shumë sesa me ndryshimet e klimës”. “Megjithatë, kjo nxehtësi i shtohet rritjes prej 0.7 gradë C të temperaturës së globit të shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Rekordi i temperaturave lidhet me të dy këta faktorë”.

John Christy, një profesor i shkencave atmosferike në Universitetin e Alabamas në Huntsville, u tregua i kujdesshëm për rekordin e temperaturave gjatë këtij viti duke nënvizuar se informacionet në nivel botëror kishin disa difekte që mund të çonin në një rritje të ekzagjeruar të temperaturave. “Tregohuni të kujdesshëm ndaj parashikimeve të klimës. Nëna natyrë gjithmonë mban një as nën mëngë”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)