04 Maj 2024

Zvogëlohet numri i punëtorëve pa pagë në Kroaci

Zagreb, 21 korrik - Numri i të papunëve në Kroaci, të cilëve punëdhënësit në mënyrë të parregullt ua paguajnë pagën, në maj ka arritur 13.900, që është zvogëlim i dukshëm në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kur kjo shifër arrinte 21.000 punëtorë.

Trendi i tillë ndodhë falë vargut të masave që janë kontraktuar në këshillin social-ekonomik, transmetoi agjencia Hina.

Megjithatë, përfaqësuesi i Sindikatës, Mlladen Novosell kërkon që së shpejti të formohet Fond garantues, nga i cili do t’u dërgoheshin pagat atyre punëtorëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk do ta marrin të ardhurat e merituara personale.

Novosell njëherësh përkujtoi në faktin disfatues se raporti i sotëm në Kroaci mes punëtorëve dhe pensionistëve arrin 1,24 ndaj 1, duke shtuar se çdo model i reformave pensioniste do të ishte jofunksional, nëse së shpejti nuk hapen vende të reja pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)