27 Mars 2023

Zvicrra financon projektin për ujësjellësin në Kosovën juglindore

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Qeveria e Republikës së Zvicrës, e përfaqësuar nga Departamenti Federativ i Punëve të Jashtme, nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit për ujësjellësin dhe sanitacionin në Kosovën juglindore (faza III).
 
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë se po përmbyllet një fazë e marrëveshjes në mes të dy shteteve për projektet që përfshinë pjesët e Gjilanit, Parteshit, Ferizajt dhe të Ranillugut, duke ndihmuar sferën e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.

Ai ka shtuar se mijëra banorë të Kosovës do të përfitojnë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, duke u siguruar atyre ujë të pijshëm dhe rregullimin e kanalizimit.

“15 mijë banorë të asaj pjese të Kosovës do të kenë një furnizim me ujë të kualitetshëm dhe të bollshëm si dhe një jetë më të pastër, një rregullim të pjesës së ujërave të ndotura, përkatësisht kanalizimit dhe sanitacionit, e që është një nga synimet tona që Kosova të ketë dhe qytetarët e Kosovës, të kenë një jetë më të pastër në çdo aspekt”, ka thënë ai.

Në këto projekte faza tre dhe katër përfshinë 9.8 milionë franga zviceran, ndërsa kontributi i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë 1.6 milionë franga për këto dy faza, të cilat do të zhvillohen deri në vitin 2012.

Nga ana tjetër Samuel Walty, drejtor i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, ka thënë se mbështetja për rregullimin e ujësjellësve dhe të kanalizimeve është çështje kyçe. Për më tepër ai ka shtuar se qeveria zvicerane luan rol të madh të investimeve edhe në zonat rurale edhe urbane, ku nga viti 2009 kryeson donacionet në këto fusha.

Walty ka theksuar se bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës është i shkëlqyeshëm.

“Ky projekt është një shembull se si kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Qeverinë e Kosovës. Implementuesi i punimeve në terren ka qenë 100 për qind nga Kosova dhe ka kryer punë të mrekullueshme, të quajtur Iniciativa për Zhvillimin e Komuniteteve”, Walty.

Qeveria zvicerane këto projekte përkrah me 50 për qind, ndërsa pjesa tjetër financohet nga Qeveria dhe komunat. Walty ka shtuar se qeveria zvicerane do të vazhdojë të mbështes këto projekte deri në vitin 2013.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)