02 Maj 2024

Zvicra përkrahë Agjencinë Kosovare të Pronës

Prishtinë, 24 qershor  - Në Ministrinë e Financave, sot zëvendësministri Ramadan Avdiu nënshkroi marrëveshjen për financimin e Projektit  për Agjencinë Kosovare të Pronës në vlerë prej 1.230.000, 00 eurosh, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës – Ministrisë  së Financave  dhe Qeverisë së Republikës së Zvicrës e përfaqësuar nga Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë


Në emër të Qeverisë së Republikës  së Kosovës – Ministrisë së Financave, marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri Ramadan Avdiu, ndërsa në emër të Qeverisë së Republikës së Zvicrës, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Samuel Waelty
 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje edhe njëherë dëshmon përkushtimin e Qeverisë Zvicerane për ta ndihmuar financiarisht Republikën e Kosovës në fusha të rëndësisë së veçantë dhe për këtë Zvicra është edhe njëri ndër donatorët më të madhej në  Kosovë. Kjo Marrëveshje siguron kornizën ligjore për kontributin e Qeverisë zvicerane në lidhje me mandatin e Agjencisë Kosovare të Pronës për zgjidhjen e kontesteve të së drejtës së pronës në sferën e pronave bujqësore dhe atyre komerciale. Ky kontribut ofrohet në kuadër të kornizës së bashkëpunimit teknik, financiar, ndihmës humanitare të Qeverisë zvicerane në të mirë të Kosovës si dhe  përmirësimin e sundimit të ligjit.

 

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës zv.ministri Ramadan Avdiu, falënderon  shtetin  Zvicrës  dhe popullin zviceran  për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për të gjitha ndihmat dhe donacionet që kanë dhënë deri më tani, duke shprehur gatishmërinë e plotë që edhe më tutje  të vazhdoj ky bashkëpunim, i cili gjatë viteve të kaluara  ka rezultuar të jetë shumë i frytshëm ndërmjet dy shteteve

 

Implementimi i kësaj Marrëveshjen  do të bëhet duke respektuar Marrëveshjen Kornizë rreth Bashkëpunimit Teknik dhe Financiar dhe Ndihmës Humanitare ndërmjet Këshillit Federal të Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar më datë 06.10.201

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)